Policia ka dhënë njoftim zyrar në lidhje me një ngjarje të ndodhur në Kamëz, ku u raportua për një konflikt mes disa personave.
Sipas policisë, dyshohet se për motive të dobëta janë përfshirë në konflikt dy drejtues automjetesh.
Si pasojë është dëmtuar dyshohet me sende të forta një 38 vjeçar, Redi Vata i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjatë këqyrjes së vendngjarjes, është gjetur e sekuestruar një gëzhojë.
Po punohet për identifikimin, kapjen e drejtuesit të automjetit tjetër të përfshirë në konflikt./abcnews.al