Kancelari gjerman Friedrich Merz do të shkojë në Uashington pasi justifikoi sulmet amerikano-izraelite për të rrëzuar regjimin e Iranit, në një përpjekje për të qetësuar Donald Trumpin për Ukrainën dhe tregtinë.
Merz, i cili pritet të takohet me presidentin amerikan në Shtëpinë e Bardhë të martën, ka sugjeruar se sulmet që vranë Ajatollah Ali Khamenein ishin të justifikuara, ndërsa drejtoi kritikat e tij ndaj sulmeve hakmarrëse të Teheranit. Udhëheqës të tjerë evropianë, përfshirë kryeministrin spanjoll Pedro Sánchez, kanë dënuar SHBA-në.
“Rregullat ndërkombëtare kanë relativisht pak efekt – aq më tepër kur shkeljet kanë pak pasoja”, tha Merz të dielën.
“Tani nuk është koha për t’u dhënë leksione partnerëve dhe aleatëve tanë. Pavarësisht të gjitha dyshimeve tona, ne ndajmë shumë nga qëllimet e tyre – edhe nëse nuk jemi në gjendje t’i arrijmë vetë ato”, shtoi ai.
Për Gjermaninë, e cila prej kohësh është vetëshpallur si mbrojtëse e së drejtës ndërkombëtare, e cila iu bashkua Francës në dënimin e pushtimit amerikan të Irakut në vitin 2003 dhe ndihmoi në negocimin e marrëveshjes bërthamore të vitit 2015 me Teheranin ndryshimi është veçanërisht i habitshëm.


