Konflikti mes Izraelit dhe Hezbollahut/ Qindra libanezë zhvendosen drejt Turqisë

schedule16:17 - 3 Tetor, 2024

schedule 16:17 - 3 Tetor, 2024

Qindra njerëz po zhvendosen nga Libani drejt Turqisë jugore, për shkak të konfliktit mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.

Me më shumë se 300 pasagjerë, një anije u ankorua në një port në Mersin në bregdetin e Mesdheut të vendit, sipas agjencisë turke të lajmeve IHA.

IHA tha se anija e Med Lines që transportonte shtetas të huaj ishte e treta që mbërriti në port në ditët e fundit.

Disa qeveri të huaja u kanë kërkuar qytetarëve të tyre të mbetur në Liban që të largohen menjëherë./abcnews.al