Greqia ka miratuar projektligjin për blerjen e 18 avionëve luftarakë francezë “Rafale”, që konsiston edhe me programin më të madh të armatimit të vendit, që nga viti 2009. Projektligji u votua me një shumicë të gjerë, ndërsa vjen në një moment kur raportet me Turqinë ende nuk janë shtensionuar pavarësisht se palët do të ulen në 25 janar në Ankara.
Ministri grek i Mbrojtjes Kombëtare, Nikos Panagiotopulos deklaroi se Parlamenti sot me këtë shumicë të madhe, “dërgon një mesazh të qartë në të gjitha drejtimet”.
Panagiotopulos u kërkoi palëve dhe Parlamentit të monitorojnë dhe kontrollojnë ekzekutimin e mirë të kontratave. Sekretari i Mbrojtjes vuri në dukje se blerjet e “Rafale” ishin një “hap i shpejtë”, pasi ato u kryen nën një krizë të dyfishtë, pandemisë dhe provokimit në rritje të Turqisë, dhe siç tha ai, “Unë mendoj se ne e bëmë atë në mënyrën më të mirë të mundshme”.
Kryetari i Parlamentit Costas Tassoulas vlerësoi blerjen e avionëve luftarakë si “historik” për forcimin e mbrojtjes së vendit. “Ne jetojmë, për mendimin tim, momente unike, guxoj të them momente historike, në drejtim të forcimit të mbrojtjes së vendit”, tha kryetari i Parlamentit, duke iu drejtuar qeverisë, partive dhe deputetëve./ db/Abcnews.al