Konflikti me Greqinë, SHBA: Jemi të shqetësuar për operacionet kërkimore të Turqisë, dialog

schedule08:41 - 9 Shtator, 2020

schedule 08:41 - 9 Shtator, 2020

Departamenti amerikan i shtetit shprehet i shqetësuar për veprimet e Turqisë  në Mesdheun Lindor, që kanë sjellë përshkallëzimin e konfliktit për detin me Greqinë.

Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara për operacionet e vazhdueshme të Turqisë për të eksploruar burimet natyrore në zonat ku Greqia dhe Qiproja po pretendojnë juridiksionin në Mesdheun Lindor” tha një zëdhënës i Departamentit të Shtetit, shkruajnë mediat greke.

Në të njëjtën kohë, po sipas medieve në Athinë, Departamenti i Shtetit shpreh mbështetjen e tij të fortë për dialogun midis Greqisë dhe Turqisë, duke inkurajuar të gjitha palët të rinisin diskutimet mbi këto çështje./db/abcnews.al