Konflikti me drejtorin e policisë në Berat, mjeku shpjegon versionin e tij të ngjarjes

schedule13:27 - 17 Prill, 2020

schedule 13:27 - 17 Prill, 2020

Gjykata e Beratit dha masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për mjekun Edison Skëndo me akuzën “kundërshtim të forcave të rendit”, pas ngjarjes së djeshme me drejtorin e Policisë së Beratit, Hasan Ahmeti.

Ky i fundit denoncoi Skëndon për mos bindje, kurse mjeku e akuzoi drejtorin e policisë për dhunë.

Lexo edhe: VIDEO/ Konflikt fizik me drejtorin e policisë, gjykata jep masën e sigurisë për mjekun në Berat

Pasi doli nga gjykata, mjeku u shpreh se gjatë ditës së djeshme, një civil i afrohet dhe i kërkon lejen e daljes. Pas kësaj, sipas tij, personi civil që është drejtori Ahmeti e ka shtyrë atë dhe vëllain me forcë duke i grisur edhe rrobat.

“Një ditë të vetme që erdha në shtëpinë time në Berat më ndodhi kjo. Unë jam mjek dhe po bëj specializimin në QSUT. Dikush civil më kapi në mënyrë të dhunshme që ë më shtynte drejt komisariatit. Vëllai im tërhiqet zvarrë nga drejtori i policisë”, u shpreh mjeku. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!