Konflikti Izrael-Palestinë, zyrtari i Hamas: Mund të ketë armëpushim për një deri në dy ditë

schedule07:52 - 20 Maj, 2021

schedule 07:52 - 20 Maj, 2021

Të paktën 227 persona janë vrarë dhe mbi 1500 të tjerë janë plagosur nga luftimet mes Izraelit dhe Hamasit, në rripin e Gazës. Mes viktimave janë 64 fëmijë dhe 38 gra, ndërsa Izraeli raporton për 12 të vrarë, mes tyre dy fëmijë.

Mediat ndërkombëtare bëjnë me dije se së fundmi një zyrtr i Hamasit ka thënë se ai pret që Izraeli dhe militantët e Gazës të arrijnë një armëpushim “brenda një ose dy ditësh”, ndërsa sulmet ndërkufitare vazhdojnë.

“Unë mendoj se përpjekjet e vazhdueshme në lidhje me armëpushimin do të kenë sukses”, tha zyrtari politik i Hamasit, Moussa Abu Marzouk.

Ndërkohë një ditë më parë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se ai ishte i vendosur të vazhdonte derisa qetësia dhe siguria të rivendosen te qytetarët izraelitë.

Kishte më shumë se 100 sulme ajrore izraelite në infrastrukturën e Hamasit në veri të Gazës herët të enjten. Militantët palestinezë u hakmorën me raketa në objektiva në Izrael.

Luftimet në Gaza filluan pas disa javësh të rritjes së tensionit izraelito-palestinez në Jeruzalemin Lindor të pushtuar që kulmuan me përplasjet në një vend të shenjtë të nderuar nga myslimanët dhe hebrejtë. Hamasi, i cili kontrollon Gazën, filloi të qëllonte me raketa pasi paralajmëroi Izraelin të tërhiqej nga vendi, duke shkaktuar sulme ajrore hakmarrëse./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!