Konflikti midis Izraelit dhe Palestinës ka shkaktuar protesta në të gjithë botën. Shumë vende europiane kanë bërë thirrje për paqe dhe në shumë prej tyre ka pasur protesta masive. Në Montereal, Kanada ka pasur përplasje të shumta midis protestuesve izraelite dhe palestinezë.
Kryeministri Kanadez Justin Trudeau i quajti përplasjet “të neveritshme”. “Gjithkush ka të drejtë të protestojë paqësisht dhe të shprehi lirshëm pikëpamjet e tij në Kanada,” tha ai.
“Por ne nuk mund dhe nuk do të tolerojmë antisemitizmin, Islamofobinë, ose urrejtje të çfarëdo lloji.”
Everyone has the right to assemble peacefully and express themselves freely in Canada – but we cannot and will not tolerate antisemitism, Islamophobia, or hate of any kind. We strongly condemn the despicable rhetoric and violence we saw on display in some protests this weekend.
— Justin Trudeau (@JustinTrudeau) May 17, 2021
Policia ka përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmat pas përplasjeve të dhunshme midis protestuesve pro-Izraelit dhe pro-Palestinës në një shesh qendror të qytetit. Rikujtojmë se konflikti midis dy vendeve vazhdon prej një jave, duke shënuar ditën e djeshme, ditën më të përgjakshme që nga fillimi i konfliktit./abcnews.al