Konflikti ushtarak mes Palestinës dhe Izraelit vijon prej pesë ditësh dhe janë në kulmin e tyre. Mbrëmjen e kaluar Izraeli vendosi të bombardojë Gazën, ndërsa Hamasi ka lëshuar vazhdimisht raketa në drejtim të shtetit hebre.
Janë të shumtë udhëheqësit botërorë që kanë bërë thirrje për paqe. Edhe presidenti francez Emmanuel Macron bëri thirrje për armëpushim midis vendeve.
מערבולת האלימות חייבת להיפסק במזרח התיכון. אני קורא בתקיפות להפסקת אש ולדיאלוג. אני קורא לרגיעה ולשלום.
يجب ان تتوقف دوامة العنف في الشرق الأوسط. أناشد بقوة من اجل وقف إطلاق النار والحوار. أنادي للهدوء والسلام. https://t.co/FI2E0HNuWP— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) May 14, 2021
“Spiralja e dhunës në Lindjen e Mesme duhet të marrë fund. I bëj thirrje vendeve për armëpushim dhe dialog ”, tha Macron në një postim në Twitter që u përkthye gjithashtu në hebraisht dhe arabisht.
“Unë bëj thirrje për qetësi dhe paqe,” shtoi ai./abcnews.al