Zëdhënësi i Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka deklaruar se zhvillimi i një lufte gjithëpërfshirëse me Hezbollahun ose Iranin nuk është zgjidha e duhur, dhe se sipas tij nuk do t’i kthejë izraelitët të sigurt në shtëpitë e tyre në veri të vendit.
Kirby tha për CNN se Shtetet e Bashkuara po vazhdonin të bisedonin me Izraelin për të ndjekur hapat e duhur për të ardhmen në Liban.
Ndërkohë, sekretari i mbrojtjes Lloyd Austin tha se SHBA ka rritur gatishmërinë e forcave shtesë që mund të vendosen në rajon.
/abcnews.al/