Eksperti i ekonomisë Selami Xhepa u shpreh se edhe pse efekti me çmimin e naftës nuk duket ndikues, por problemi në Shqipërinë është fakti se kur bëhet fjalë për rritje reflektohet me shpejtësi. Megjithatë Xhepa, në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News nënvizoi se efekti i konfliktik Iran-Izrael në tregun e naftës është modest.
“Problemi me Shqipërinë dhe reflektimi në Shqipëri ndodh si gjithmonë sapo shfaqet në transaksione jo të vërteta. Por në Shqipëri kur bëhet fjalë për rritje reflektohet me shpejtësinë e dritës, e kundërta ndodh kur çmimet bien. Por në fakt kemi parë që edhe presidenti Trump bëri të njëjtin koment ku i kërkoi kompanive të naftës të mos abuzojnë”, tha ai.
“Çmimi i naftës pritet të shkojë në 50 dollarë për fuçi në 2026”, kështu u shpreh eksperti i ekonomisë Altin Hoti, ndërsa analizoi ndikimin që sjell edhe lufta.
Gjatë intervistës, Hoti theksoi se oferta dhe kërkesa orienton kryesisht çmimin e naftës.
Opec ka shtuar ofertën e naftës në treg, shtoi ai. “Një ekonomi në rritje kërkon më shumë konsum të naftës dhe anasjelltas”, tha Hoti.
/abcnews.al/