Konflikti Iran-Izrael/ Kremlini u bën thirrje palëve të tregojnë vetëpërmbajtje

schedule14:37 - 17 Prill, 2024

schedule 14:37 - 17 Prill, 2024

Kremlini refuzoi të konfirmojë ose mohojë nëse Moska ishte paralajmëruar për sulmet me raketa të Iranit ndaj Izraelit, por u bëri thirrje të gjitha palëve në Lindjen e Mesme të tregojnë vetëpërmbajtje.

Putin u bëri thirrje dje të gjitha palëve që të përmbahen nga veprimet që do të shkaktonin një konfrontim të ri, i cili ai paralajmëroi se do të kishte pasoja shkatërruese për rajonin.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, i pyetur sot nëse Teherani, me të cilin Moska ka lidhje të ngushta, e kishte paralajmëruar Rusinë përpara sulmeve raketore të së shtunës ndaj Izraelit, tha se nuk kishte asgjë për të thënë për këtë çështje.

“Nuk duam as të flasim për përshkallëzimin e këtij konflikti. Kjo është kundër interesave të Izraelit, Iranit dhe të gjithë rajonit”, tha Peskov.

“Federata Ruse vazhdon kontaktet e ngushta, konstruktive të punës me Iranin”, tha Peskov. “Ne gjithashtu kemi kontakte konstruktive me Izraelin.

Peskov deklaroi se situata është e rëndë.

“Nëse po flasim për një konflikt ‘direkt’ midis Izraelit dhe Iranit, unë nuk do ta quaja konfliktin aktual të tërthortë,” u tha Peskov gazetarëve.

“Kur shkatërrohet konsullata e një vendi, vështirë se mund të quhet një konflikt indirekt”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!