Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konflikti i heshtur Iran-Izrael/ Neziri: Hapi i parë mund të vijë nga Izraeli. Shala: Lufta 12 ditore nuk solli plan paqeje

schedule21:33 - 11 Nëntor, 2025

schedule 21:33 - 11 Nëntor, 2025

Lufta 12 ditore mes Izraelit dhe Iranin u shua në qershor, por nuk u konkludua me një marrëveshje paqeje. Sipas Neë York Times, rreth 2000 raketa janë në gadishmëri për të goditur Tel Aviv.

Kapiteni Sami Neziri tha për ‘Ëar Report’ se nëse Irani do sulmojë Izraelin do të sulmojë në mënyrë të kombinuar me dronë dhe raketa.

“Nëse Irani do sulmojë Izraelin me shumë raketa, e kombinuar dhe me dronët do vinte në vështirësi mbrojtjen ajore. Është e vështirë që në një njësi kohe të fusësh kaq shumë drone. Në konfliktin 12 ditor ishte SHBA që e ndihmoi me mbrojtjen kundërajrore. Do ta vinte në vështirësi, është përdorur dhe në Rusi- Ukrainë kombinimi me raketa dhe dronë. Kjo do të jetë një nga zhvillimet e pritshme në muajt që vjen dhe hapi i parë mund të vijë nga Izraeli.”

Eksperti i sigurisë Xhavit Shala tha se lufta 12 ditore nuk përfundoi me një plan paqeje dhe se vazhdojnë përgatitjet për një raund tjetër lufte kur palët të ndihen të sigurta.

“Ajo luftë përfundoi me një armëpushim, nuk kishte plan paqeje, ranë dakort të tërhiqen dhe të vazhdojnë përgatitjet e tyre dhe ky raund tjetër do te jetë kur palët të ndihen të sigurta.

Teherani donte bashkëbisedues Europën dhe nuk u tërhoq nga kushtet e veta. Europa kërcënoi se do të riktheheshin sanksionet megjithëse Teherani është mësuar. Po përgatit një fuqi shumë të madhe raketore. Një nga kushtet që Izraeli vendosi ishte të kishte një kontroll për programin bërthamor dhe raketor.”  / abcnews.al /

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!