Konflikti Greqi-Turqi, Gashi: Nuk do të përshkallëzohet, NATO do të zgjidhë situatën

schedule18:13 - 16 Shtator, 2022

schedule 18:13 - 16 Shtator, 2022

Klima konfliktuale mes Turqisë dhe Greqisë, ishte një tjetër çështje e cila u diskutua ditën e premte në studion e “Ballkan” në Abc të gazetares Linda Karadaku.

I ftuar për të folur për këtë çështje ishte ish-Këshilltari Rajonal i institucionit të Presidentit në Shqipëri, Flamur Gashi.

Ai theksoi se nuk ka shanse që konflikti mes dy shteteve të përshkallëzojë në luftë, pasi janë dy vende anëtare të NATO-s.

Sipas tij NATO do të ndërhyjë për zgjidhjen dhe gjetjen e një marrëveshjeje për dy vendet.

Pjesë nga diskutimi:

Karadaku: Zoti Gashi, ju e shpjeguat qartë nevojën që në marrëveshjen përfundimtare të përfshihet demarkimi, e përmendet për shkak të NATO-s. Por problemi qëndron se dhe brenda vetë NATO-s gjërat nuk shkojnë kaq vaj. Se dy nga vendet e NATIO-s Turqia dhe Greqia kanë probleme me njëra-tjetrën, po shohim fluturime avionësh, ushtria greke që është vënë në gatishmëri, kemi analistë që thonë se kjo çështje mund të shkojë në konflikt?

Gashi: Jam dakord me ju, por është më mirë se mos ishte fare. Edhe në konfliktin turko-grek NATO do të ndërhyjë për ta zgjidhur. Prandaj ne jemi shumë të interesuar që kjo paketë duhet të jetë e plotë.

Karadaku: Nga ajo që shihni ju deri tani në konfliktin Greqi-Turqi si mund ta zgjidhë NATO?

Gashi: Duhet të ishte mbledhur këshilla i NATO-s dhe të zbatojë marrëveshjet. Unë besoj se do të ketë një diskutim do të gjendet zgjidhja dhe do të jetë më e mira për të dyja shtete, pasi nuk i intereson as NATO-s as BE-së për një konflikt mes këtyre dy shteteve. Edhe pse Turqia i ka raportet shumë të mira me Rusinë, armatimi kryesor i Ukrainës vjen nga Turqia., Prandaj po ndodh ky konflikt tani, që po nxit klimë tensioni sa më afër qendrës së BE.

Karadaku: Kjo është dhe përpjekje për të goditur NATO-n?

Gashi: Po është përpjekje e drejtpërdrejtë.

Karadaku: A rrezikohet uniteti i NATOS?

Gashi: Nuk guxoj as ta mendoj.

/Taulant Halili/ Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!