Konflikti Armeni-Azerbajxhan, ndërhyn Rusia

schedule09:57 - 1 Tetor, 2020

schedule 09:57 - 1 Tetor, 2020

Rusia në lidhje me tensionet e ditëve të fundit të lindura mes Armenisë dhe Azerbajxhanit është shprehur e gatshme për të udhëhequr bisedimet e paqes mes dy vendeve.

Ministri i jashtëm, Sergei Lavrov ka ftuar dy qeveritë teksa deklaroi se Rusia që të ndalohet menjëherë retorika e luftës ndaj dy vendet.

Në Nagorno Karabakh duket se është rikthyer era e luftës së 1988-1994 për rajonin i cili është i populluar nga një shumicë etnike armene por që ndodhet në Azerbajxhan.

Ndërkohë nga ana tjetër Turqia ka mbajtur hapur krahun e Azerbajxhanit duket ditur dhe konfliktet historike me Armeninë, teksa Rusia fillimisht u duk se do të mbante krahun e kundërt por fillimisht Putin dhe tani Lavrov kërkojnë një marrëveshje paqeje.

Gjithashtu në lidhje me konfliktin mes dy vendeve SHBA ka premtuar se do të ndalojë luftën aty, por deri tani asgjë konkrete.e.su./abcnews.al