Sondazh

Lufta në Iran, a rrezikon të nisë Lufta III Botërore?

Loading ... Loading ...
 

Konfliktet globale dhe ndikimi në ekonomi/ Ministria Ibrahimaj: Rritja e çmimit të karburanteve ndikon në inputet bujqësore

schedule20:41 - 18 Mars, 2026

schedule 20:41 - 18 Mars, 2026

Ministria e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj tha se rritja e çmimit të karburanteve pritet të ndikojë drejtpërdrejt edhe në çmimet e inputeve bujqësore dhe ushqimeve, pasi industria funksionon mbi bazën e tyre.

“Nuk kam informacion për inputet bujqësore. Në kohën e krizës së Ukrainës pati një rritje të çmimit të inputeve bujqësore, sepse pjesa më e madhe vinte nga Ukraina. Në dijeninë time, kanalet e furnizimit kanë mbetur ato që janë. Jo vetëm inputet bujqësore, por edhe vetë çmimi i karburantit do të ndikojë në çmimin e tyre.

Ne do të kemi një reflektim në çmimin e tyre, sepse vetë industria funksionon me karburant. Si efekt i rritjes së çmimit të karburanteve, ushqimet do të ndikohen.”



Ministria Ibrahimaj theksoi se në të gjitha krizat, qeveria ka reaguar me paketa mbështetëse për kategoritë e prekura, duke arritur të ruajë rritjen ekonomike dhe të zbusë ndikimin e tyre te familjet shqiptare.

Ibrahimaj tha se sektorët po monitorohen për të marrë masa në kohë, duke pranuar se rritja e çmimeve globale do të reflektohet në ekonominë e vendit.

“Në të gjitha krizat ne kemi reaguar me plane masash për kategoritë e prekura. Në rast pandemie bëmë pagat e luftës, në rastin e luftës në Ukrainë bëmë disa paketa masash. Përveç zhurmës, e vërteta është që në pandemi, që në tremujorin e fundit, ne arritëm të çonim rritjen ekonomike në rritje sepse kishim fokusin tek bizneset. Në krizën në Ukrainë, ndryshe nga çfarë spekulohej nga opozita, rritja ekonomike vijoi; pati rritje të punësimit, por inflacioni u rrit dhe ne bëmë paketat. E menaxhuam krizën që familjet të mos goditeshin nga kriza globale.

Në këtë rast, monitorimin e sektorëve jemi duke e bërë për arsye që të marrim masat në kohën e duhur. Ne jemi një ekonomi që importon një pjesë të madhe të produkteve; rritja e çmimeve globale do të importohet, por detyra jonë është t’u qëndrojmë pranë atyre që kanë nevojë.”

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!