Një vrasje e rëndë ka ndodhur rreth orës 18:00 në fshatin Peran të Podujevës. Dyshohet se të përfshirë janë babë e bir në fshatin Bajçinë. Sipas medias lokale Llapi.info, dyshimet e para janë se babai ka vrarë me kallash djalin e tij, për shkak të një problemi me tokën.
Rastin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Agron Borovci
“Rreth orës 18:00, është raportuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Peran të komunës së Podujevës. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në të dhënat e para, bëhet e ditur se një person, ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma zjarrit. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ana e mjekëve emergjent. Policia ka iniciuar një hetim me synim sqarimin e të gjitha rrethanave që karakterizojnë rastin”, ka shtuar Borovci. /abcnews.al/