Sondazh

Berisha bëri protestë me flamur gjerman. Por ndaj dhunës së saj reagon ashpër Gjermania:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Konflikt për pronën në Tiranë/ Shpallet në kërkim një person, pezullohet nga detyra polici për mosveprim

schedule17:48 - 16 Shtator, 2025

schedule 17:48 - 16 Shtator, 2025

Një konflikt për motive pronësie ka ndodhur në Tiranë.

Dy persona janë proceduar në gjendje të lirë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë nr. 4, në përfundim të veprimeve proceduriale, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit P. A. 33 vjeç, dhe S. A., 52 vjeç si dhe shpallën në kërkim shtetasin S. A., 27 vjeç.



Në zonën e Freskut, një 27 vjeçar dhe kushëriri i tij kanë goditur me grushte një person.

Në lidhje me këtë rast, Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë ka urdhëruar pezullimin nga detyra dhe nisjen e procedurave disiplinore ndaj punonjësit të Policisë, inspektor P. M., për shkelje të rëndë, për mosveprim.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!