Policia e Sarandës ka arrestuar shtetasin turk Hasan Dembiras, 26 vjeç lindur në Turqi dhe banues në Kosovë, si autor që ka goditur 54 vjeçarin Adriatik Mollanji mbrëmjen e së enjtes në një konflikt të dhunshëm.
Ngjarja erdhi si pasojë e një konflikti për parkimin, kur një grup shtetasish turq, u konfliktuan me 54-vjeçarin Adriatik Mollanji.
Gjatë konfliktit, Mollanji është shtyrë dhe është rrëzuar në tokë duke u dëmtuar në pjesën e pasme të kokës. Ai mori mjekimin në Spitalin e Sarandës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia shoqëroi grupin e të rinjve turq në komisariat ku pas hetimeve, arrestoi njërin prej tyre./abcnews.al


