Një konflikt mes vëllezërish ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Prizren.
Polica bën me dije se një nga vëllezërit ka lënduar me mjete të forta dy vëllezërit e tij, një prej të cilëve ngeli pa vetëdije.
Të plagosurit kanë marrë ndihmën e parë mjekësore, ndërsa i arrestuar është vëllai agresiv.
Ndër të tjera policia bën me dije se të arrestuarit i është sekuestruar edhe një armë e lloit AK-47.
“Prizren, 12.02.2022 – 21:43. Është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar pasi i njëjti ka sulmuar fizikisht dhe me mjete të forta dy vëllezërit e tij kosovarë. Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor ku njëri prej tyre ishte pa vetëdije për shkak të goditjes. Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një fishek. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al.