Në një grindje ku janë përfshirë disa të rinj mbetën të plagosur dy prej tyre. Ngjarja ndodhi pasditen e sotme në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” në Cërrik. Sipas njoftimit të policisë tre persona kanë zbritur nga një mjet tip Golf sapo kanë parë një person tjetër me të cilin kishin një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta. Në debat e sipër dyshohet se shtetasi me inicialet B.H ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit me iniciale G.K, i cili është plagosur në këmbë. Nga te shtenat ka mbetur i plagosur edhe nje person tjeter. Policia ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e mjetit Angjelo Zhelegu i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij. Forca të shumta të Policisë, janë vënë në ndjekje të autorit.
Njoftimi i Policisë
Më datë 08.10.2018 , rreth orës 18:00, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Yllit” në Cerrik, është plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi G.K., 20 vjeç, banues në fshatin Malasen Cerrik, si dhe është plagosur lehtë në dorë shtetasi J.R., 22 vjeç, banues në Cerrik, të cilët ndodhen në spitalin kirurgjik Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Nga veprimet e shpejta të Policisë dhe grupit hetimor dyshohet se shtetasi B.H sëbashku me shtetasin I.F, po udhëtonin me një automjet tip Golf që drejtohej nga shtetasi A. Zh.
Shtetasi B.H, ka parë shtetasin G.K me të cilin kishte një konflikt të mëparshëm për motive të dobëta ka zbritur nga automjeti dhe është konfliktuar fizikisht me të.
Në konflikt është përfshirë edhe shtetasi J.R, shoku i shtetasit G.K, si dhe dy shokët e shtetasit B.H, shtetasit A.Zh dhe I.F.
Në konflikt e sipër dyshohet se shtetasi B.H , ka qëlluar me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit G.K, i cili është plagosur në këmbë, si dhe është plagosur në dorë shoku i tij shtetasi J.R.
Policia ka kapur dhe shoqëruar në Komisariat drejtuesin e mjetit shtetasin Angjelo Zhelegu i cili ka larguar nga vendngjarja autorin e dyshuar dhe shokun e tij
Forca të shumta të Policisë të DVP Elbasan, janë vënë në ndjekje të autorit dhe bashkëpuntorit tjetër ku vijon ndjekja për kapjen e tyre.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.