Një motiv banal i çastit ka shkaktuar konfliktim midis disa personave në Vlorë, mbrëmjen e sotme.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Lungomares. Mëoshet se disa persona janë konfliktuar me njeri-tjetrin.
Ndërkaq, në momentin e sherrit ka ndërhyrë policia, ku është bërë shoqërimin në komisariat të personave të përfshirë.
E gjithë skena është dëshmuar nga pushuesit, të cilët janë të shumtë në shëtitoren e qytetit bregdetar këto netë. /abcnews.al