Një konflikt mes disa personave ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në rrugën “Siri Kodra” në Tiranë.
Mësohet se një prej personave të përfshirë në sherr për motive të dobëta është edhe një punonjës policie i forcave “Shqiponja”.
Ky i fundit gjatë debatit ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka qëlluar. Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar.
Ndërkohë që Agjensia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur verifikimet dhe hetimet për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje./abcnews.al