Dy adoleshentë, 15 dhe 16 vjeç, janë konfliktuar me njëri tjetrin këtë të enjte në Tiranë. Për pasojë është lënduar me mjet prerës 15 vjeçari, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bedri Karapici”. 16-vjeçari është shoqëruar në komisariat së bashku me prindërit. Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të konfliktit./abcnews.al