Një adoleshent ka mbetur i plagosur si pasojë e një konflikti të çastit në Shkodër. Një 16 vjeçar ka plagosur me thikë një moshatar të tij pas një zënke mes tyre.
16 vjeçari është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Kongresi i Përmetit” rreth orës 14:00.
Policia po punon për hapjen e autorit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./abcnews.al

