Konflikt me një shtetas dhe dhunojnë punonjësit e IMT-së, pranga dy vëllezërve në Tiranë

schedule13:57 - 5 Gusht, 2023

schedule 13:57 - 5 Gusht, 2023

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës pasi akuzohen se kanë dhunuar dhe dëmtuar automjetin e një shtetasi.

Sipas policisë mësohet se vëllezërit të moshës 33 dhe 37 vjeç të dy banues në Tiranë, jo vetëm kanë dhunuar një shtetas, por mësohet se gjatë shoqërimit në komisariat, kanë kanosur për shkak të detyrës, dy punonjës të IMT-së.

“Janë arrestuar shtetasit  33 vjeç dhe 37 vjeç, (vëllezër) të dy banues në Tiranë. Dy vëllezërit, janë konfliktuar fizikisht, për motive të dobëta me një shtetas dhe gjatë konfliktit i kanë dëmtuar atij automjetin. Gjithashtu, gjatë shoqërimit në komisariat, kanë kanosur për shkak të detyrës, dy punonjës të IMT-së”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!