Konflikt me armë mes fqinjëve/ Rrogozhinë, plagoset çifti i bashkëshortëve

schedule11:10 - 6 Qershor, 2025

schedule 11:10 - 6 Qershor, 2025

Një konflikt me armë ka ndodhur në fshatin Gosë të Rrogozhinës. Një konflikt mes fqinjëve ka avancuar në përdorimin e armëve, ku shtetasi Shpëtim Osma ka plagosur me armë zjarri ciftin e bashkëshortëve. Të plagosur kanë mbetur Sami Disha me plagë në këmbë dhe Nadire Disha me plagë në bark.

Ndërkohë, policia dhe grupi hetimor kanë vijuar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për kapjen e autorit.

“Në fshatin Gos, Rrogozhinë, rreth orës 10:15, dyshohet se si pasojë e një konflikti për motive të dobëta shtetasi Sh. O, ka plagosur me armë zjarri, pistoletë jashtë rrezikut për jetën shtetasit S. D., dhe N.D (autori komshi me çiftin që plagosi).

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë rrethuar zonën dhe vendin ku dyshohet se është fshehur autori.

Në ndihmë të Policisë lokale kanë shkuar forcat operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe vijon puna për lokalizmin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen dhe dokumentin ligjor të ngjarjes.”, njofton policia. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!