Dajë e nip janë vënë në pranga nga policia e Elbasanit pasi u konfliktuan me armë me pronarin e një llotoje.
Sherri ka nisur fillimisht mes shtetasit Fjodor Berati me pronarin e lokalit dhe më pas nipi i Fjodorit, Fatjon Pllumbi ka marrë armën e zjarrit kallashnikov dhe ka qëlluar në ajër në afërsi të lokalit.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar. Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma tip kallashnikov me një karikator me 12 fishekë, si dhe dy gëzhoja./abcnews.al