Pas gati 1 vit nga sekuestrimi i 4 pasurive të paluajtshme që janë në pronësi të Saimir Taullaut në Lushnjë,
Gjykata e Shkallës së parë në Fier ka vendosur të konfiskojë pasuritë e Saimir Taullaut, duke urdhëruar kalimin e këtyre pasurive në favor të shtetit.
Gjyqtari Vjadimir Cjapi vendosi të pranojë kërkesën e prokurorisë, duke urdhëruar konfiskimin e disa pronave dhe ambienteve të shërbimit në Lushnjë, si edhe të tre apartamenteve në Tiranë.
Vendimi nuk është i formës së prerë dhe pala e prekur ka mundësinë që ta animojë.
Taullau rezulton i dënuar për tregti heroinë në Shqipëri dhe në një vend të Bashkimit Europian.


