Konfiskohen 25 objekte pa leje/ Ndërtimet ilegale për strehim social, ligji miratohet në komision

schedule14:21 - 12 Korrik, 2023

schedule 14:21 - 12 Korrik, 2023

Miratohet administrimi i objekteve të konfiskuara si ndërtime pa leje, me qëllim përdorimin e tyre për interes publik apo strehim social.

Përfaqësuesja e ministrisë së financave ka sqaruar se aktualisht në të gjithë vendin janë konfiskuar 25 objekte në të gjithë vendin nga të cilat 13 prej tyre kanë tejkaluar lejen e miratuar.

Megjithatë të gjithë qytetarët që kanë blerë me kontratë të rregullt në këto godina nuk preken. Përfaqësuesja e qeverisë Elira Kokona theksoi se palët e treta mbrohen në këtë situatë.

Nisma ligjore ploteson kuadrin ligjor për mbrojtjen e territorit dhe sipas përfaqësueses së qeverisë nuk ka si qëllim të mbrojë interesa privatë./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!