Policia e Shtetit ka zbatuar këtë të premte vendimin e Gjykatës së Posaçme për konfiskimin e pasurive të 5 ish-zyrtarëve të përfshirë në aferën e inceneratorëve. Bëhet fjalë për 12 pasurië që kanë kaluar në favor të shtetit , ndërsa më herët zotëroheshin nga ish-ministrit Lefter Koka, si dhe ish-zyrtarëve të tjerë mes të cilëve Miklovan Xhafa, Agim Seferi, Arbër Denizi dhe Mateo Rustani.
Këtyre të fundit i janë kofiskuar disa shoqëri tregëtarë përmes të cilave lëshonin fatura fiktive për punime të pa kryera në ndërtimin e inceneratorit. Pasuritë e konfiskuara do të administrohen nga Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme. Prokuroria e Posaçme akuzon ish ministrin për “Shpërdorim detyre”, “Pastrimit të parash” dhe Korrupsion”.
Hetimet zbuluan se Lefter Koka favorizoi pronarët dhe administratorët e kompanisë lidhur me koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. Sipas SPAK, Koka akuzohet se ka përfituar rryshfet në vlerën e 3.7 milion eurove nëpërmjet kompanive fiktive të zotëruara nga familjarë dhe të njohur të tij.
Ish-ministri është dënuar me vendim të formës së prerë me 5 vite e 8 muaj burg, ndërsa vijon procesi për dy inceneratorët e tjerë atë të Fierit dhe të Tiranës.
Pasuritë dhe shoqëritë tregtare të konfiskuara
-88.19% e aksioneve në pronësi të shtetasit L. K., në një shoqëri tregtare në Rashbull, Durrës, me vlerë korensponduese 244 442 972 lekë;
-1 njësi me sipërfaqe 206 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 20 857 500 lekë;
-1 njësi me sipërfaqe 22.8 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 2 308 500 lekë;
-1 njësi me sipërfaqe 68 m2, në një subjekt tregtar, me vlerë rreth 6 885 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 82 m2, me vlerë rreth 5 535 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 110 m2, me vlerë rreth 7 425 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 87 m2, me vlerë rreth 5 872 500 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 84 m2, me vlerë rreth 5 670 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 81 m2, me vlerë rreth 5 467 500 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 116 m2, me vlerë rreth 7 830 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 94 m2, me vlerë rreth 6 345 000 lekë;
-1 apartament me sipërfaqe 135 m2, me vlerë rreth 9 112 500 lekë;
-pasuri e paluajtshme truall me sipërfaqe 147 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 126 m2, me vlerë rreth 12 757 500 lekë./abcnews.al