Ambasadorja e SHBA-ve në vendin tonë ka reaguar në lidhje me konfiskimin e pasurive të grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, me vlerë 60 milionë euro në Lezhë.
Ambasadorja e quan sekuestrim dhe dënimin e 11 personave si shembull të drejtësisë së re, duke shtuar se shpreson që SPAK të vazhdojë të prodhojë rezultate.
“Një goditje tjetër e madhe kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar: SPAK dënoi 11 kriminelë, përfshirë zyrtarë, për vjedhje të pronës publike me vlerë 60 milion €. Kjo është pjesë e Dosjes famëkeqe 339. Ky është gjithashtu një shembull tjetër i bashkëpunimit të fortë midis SHBA-ve dhe Shqipërisë në zbatimin e ligjit. Shpresojmë që SPAK të vazhdojë të prodhojë rezultate. E rëndësishme për t’i dhënë fund mosndëshkimit për korrupsion dhe krimit të organizuar”, shkruan Kim.
/abcnews.al/