Konfirmuan ndarjen? Dy vite më parë i propozoi për ditëlindje, por dje mungoi urimi i Alfios për 28 vjetorin e Fatmës

schedule09:02 - 30 Tetor, 2022

schedule 09:02 - 30 Tetor, 2022

Prej kohësh përflitet për një ndarje mes Fatma Methasanit dhe Alfio Rrotanit. Ndonëse asnjëri prej tyre nuk ka pranuar ende asgjë publikisht, veprimet në rrjete sociale “flasin” për një krisje. Ditën e djeshme, Fatma festoi 28 vjetorin e lindjes por ajo që u vu re ishte mungesa e urimit nga Alfio.

Ndërsa Fatma ka bërë me dije se ditëlindja e ka gjetur në Zvicër, nga ana tjetër, Alfio ka zbuluar se ndodhet në Shqipëri. Kujtojmë që dy vite më parë, kur moderatorja bëri 26 vjeç, ajo mori një propozim për martesë nga Alfio. “Ajo tha po”, shkroi Alfio në një postim tashmë të fshirë në Instagram.

Festa e ditëlindjes u kthye në një propozim për martesë, Fatma i tha 'Po' Alfios

“Dikur mendoja që dashuria ishte thjesht një ëndërr, derisa u dashurova me ty! Gëzofsh dhe 100 ditëlindje të lumtura dielli i shpirtit tonë!”, shkronte asokohe Alfio për moderatoren.

Prindër të një djali, Fatma Methasanin dhe Alfio Rrotani i japin fund marrëdhënies? (FOTO LAJM) - Albeu.com

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!