Konfirmoi ribashkimin me Loredanën? Mozzik habit me veprimin e fundit

schedule13:31 - 16 Janar, 2021

schedule 13:31 - 16 Janar, 2021

Pak javë më parë, Mozzik hodhi poshtë spekulimet që qarkullonin prej kohësh se nuk është ribashkuar me Loredanën dhe se nuk do të kishte turp ta pranonte nëse do të ndodhte një gjë e tillë. Por pas publikimit të pjesës së dytë të dokumentarit të Lorredanës, ata shfaqeshin bashkë në një poligon duke qëlluar me armë dhe dukeshin shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Përpos kësaj, pak ditë më parë Mozzik publikoi në Instagram dy çiftet e famshëm Bonnie & Clyde dhe Romeo & Juliet, i cili ka bërë dhe dy këngë me Loredanën me të njëjtët tituj. Kjo është parë si një konfirmim nga ana e reperit se janë bashkuar, ndryshe nga çfarë pohoi ai gjatë intervistës për Prive.

Mirëpo, dyshimet se janë bashkë i ka shtuar vetë Mozzik me një thënie që ka publikuar pak çaste më parë në Instagram. “Marrëdhëniet bëhen më të forta kur të dy njerëzit janë të gatshëm të kuptojnë gabimet dhe të falin njëri-tjetrin”, thuhet në shprehjen që ka shpërndarë Mozzik. Mos vallë Mozzik sapo konfirmoi ribashkimin me Loredanën? /abcnews.al