Që pas ndarjes nga Tuna, Cozman është treguar shumë i rezervuar duke e mbajtur jetën private larg vëmendjes së publikut. Por para pak ditësh, reperi zbuloi publikisht lidhjen e re të dashurisë me një brune seksi, me të cilën ka pozuar në rrjete sociale.
Bukuroshja që i ka rrëmbyer zemrën reperit nga Kosova quhet Fjolla. Tashmë që romanca e tyre është bërë publike, reperi nuk nguron të ndajë me ndjekësit momente krah saj. Së fundmi, ai ka ndarë me ndjekësit një foto të sajën duke mbledhur qershi.
Cozman ka qëndruar prej kohësh larg muzikës. Projekti më i fundit i tij mban titullin “You know me” publikuar dy vite më parë, ndërkohë që nuk dihet nëse po punon për të sjellë ndonjë këngë këtë sezon veror. /abcnews.al