Një person vdiq në Francë nga koronavirusi dhe është viktima e parë jashtë Azisë. Ministri francez i Shëndetësisë dha këtë njoftim duke deklaruar se viktima është turist kinez 80-vjeçar.
Ai arriti në Francë më 16 janar dhe u vendos në karantinë në spitalin e Parisit më 25 janar. Vetëm tre vdekje deri më tani ishin raportuar jashtë Kinës – në Hong Kong, Filipine dhe Japoni.
Megjithatë, më shumë se 1.500 njerëz kanë vdekur nga virusi brenda Kinës, kryesisht në Hubei ku u shfaq për herë të parë.
2,641 njerëz të tjerë janë konfirmuar si të infektuar, duke e çuar numrin e të infektuarve në 66.492.
Franca ka deklaruar më parë se janë 11 raste të konfirmuara të koronavirusit, dhe gjashtë jane ende në spital.
Raportohet se vajza e burrit të ndjerë gjithashtu është infektuar, por ajo është duke u kuruar./abcnews.al