Sophie Turner dhe Joe Jonas janë në pritje të fëmijës së dytë. Përflitej prej disa javësh se aktorja e Game of Thrones ndodhej në pritje të ëmbël pasi u fotografua me barkun paska të rrumbullakosur. Por së fundmi, mediat e huaja kanë raportuar se lajmi është i vërtetë.
Burime pranë çiftit të famshëm kanë konfirmuar se do të bëhen sërish prindër. Lajmi për shtatzëninë vjen gati dy vjet pasi ata mirëpritën fëmijën e tyre të parë, vajzën Willa në vitin 2020. Sophie dhe Joe dëshirojnë që Willa të ketë një vëlla, ka thënë burimi.
/abcnews.al