Konfirmohet rasti i tretë i lisë së majmunëve në Greqi

schedule08:37 - 23 Qershor, 2022

schedule 08:37 - 23 Qershor, 2022

Autoritetet Shëndetësore në Greqi ka konfirmuar rastin e tretë me linë e majmunëve në vend.

Për sa i përket përhapjes së sëmundjes evropiane në Evropë, sipas raportit të ECDC deri dje, më 21 qershor, janë regjistruar gjithsej 2746 raste me linë e majmunëve.

Lija e majmunit është një virus që e ka origjinën tek kafshët e egra, si brejtësit dhe primatët, dhe që ndonjëherë kalon edhe tek njerëzit. I përket të njëjtës familje virusësh të lisë.

Sëmundja u identifikua për herë të parë nga shkencëtarët në vitin 1958 kur pati dy epidemi të një sëmundjeje, që i ngjasonte lisë, në radhët e majmunëve që përdoreshin për studime – kështu mori edhe emrin lija e majmunit.

Lexo edhe: Si transmetohet lija e majmunit? Mjeku, Edmond Puca tregon shfaqjen e sëmundjes masivisht te njerëzit

Megjithatë nuk janë majmunët, që shërbejnë si kontigjenti kryesor për këtë virus, por janë në fakt brejtësit, shkruan abcnes.al.

“Shumica e kafshëve që preken nga lija e majmunit janë në fakt brejtës. Minjtë gjigandë të Gambias, apo qentë e egër, janë kafshët nga të cilat mund të ndodhë transmetimi tek njerëzit, që mund të kenë shkuar në pyll, ose që mund të vendosen në kontakt me virusin nëpërmjet kafshëve“, thotë Dr. Rosamund Lewis, drejtuese e sekretariatit për linë e majmunëve në Programin e Emergjencave të OBSH-së.

Infektimi i parë tek njeriu ndodhi në vitin 1970 tek një djalë në një zonë të largët të Kongos. Në vitin 2003, 47 persona në gjashtë shtete amerikane u infektuan nga qentë e egër që jetonin pranë disa gjitarëve të vegjël të importuar nga Gana. OBSH-ja vlerëson se tashmë ka mijëra raste të tilla në vit kryesisht në vende afrikane dhe se kjo sëmundje mund të rezultojë fatale për 1 në 10 persona.

Lija e majmunit i përket familjes së virusit të lisë, por ka simptoma më të buta.

Vaksinat për linë mund të ofrojnë mbrojtje edhe për linë e majmunit, por imunizimi masiv u ndalua dekada më parë.

Shumica e pacientëve të infektuar me linë e majmunit kanë vetëm temperaturë, dhimbje në trup, ethe dhe lodhje.

Njerëzit e sëmurur më rëndë mund të kenë irritim të lëkurës në fytyrë dhe duar që mund të përhapet në pjesë të tjera të trupit./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!