Greqia ka raportuar rastin e parë të variantit Omicron të koronavirusit, tha ministri i Shëndetësisë, Thanos Plevris gjatë konferencës për shtyp për masat e reja për vaksinimin e detyrueshëm.
Sipas tij, rasti është indentifikuar te qytetar një grek që ka ardhur nga Afrika e Jugut së fundmi. Ministri tha se autoritetet greke kanë nisur një gjurmim të detajuar të kontakteve të tij dhe ai është izoluar.
Burri është me origjinë greke, banues i përhershëm në Johanesburg, i cili ka udhëtuar me avion nga Afrika e Jugut dhe ndodhet në Kretë.
Siç tha Plevris, ishte çështje kohe që të zbulohej mutacioni në Greqi dhe të sigurohej se vendi respekton të gjitha protokollet. g.v/abcnews.al