Konfirmohet rasti i parë me linë e majmunëve në Kosovë

schedule09:48 - 27 Dhjetor, 2024

schedule 09:48 - 27 Dhjetor, 2024

Është konfirmuar rasti i parë me linë e majmunit në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë të Publike të Kosovës ka njoftuar se më 26 dhjetor Laboratori i Mikrobiologjisë përmes metodës RT-PCR ka konfirmuar një rast të importuar të Mpox, i njohur më parë si Lija e majmunëve.

Sipas IKSHPK-së, personi i infektuar ishte kthyer nga një shtet afrikan dhe tani është spitalizuar në Klinikën Infektive. Pacienti është në gjendje stabile.

“Rasti i gjinisë mashkullore (30 vjeç), shtetas i Republikës së Kosovës, është spitalizuar në Klinikën Infektive/QKUK me datë 24.12.2024, pas kthimit nga një shtet i Afrikës Perëndimore, me simptoma si temperaturë, ethe, ndryshimet në lëkurë, në fytyrë, në duar dhe kruarje. Pacienti është në gjendje stabile shëndetësore”, thuhet në njoftim.

IKSHPK ka gjurmuar të gjitha kontaktet e deklaruara të personit të infektuar dhe të familjarëve të tij, të cilëve u janë dhënë rekomandimet për masat e parandalimit dhe të kontrollit të infeksionit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!