Konfirmohet një viktimë në anijen ruse që u fundos në Detin e Zi

schedule16:44 - 17 Prill, 2022

schedule 16:44 - 17 Prill, 2022

Gazetarët e shërbimit ukrainas të Radio Liberty thonë se kanë konfirmuar një të vdekur gjatë fundosjes së anijes luftarake ruse “Moskva”, pavarësisht se autoritetet ruse nuk kanë njoftuar për viktima.

Ata vunë re se lajmi për vdekjen e Ivan Vakhrushev, 41 vjeç, ishte postuar nga gruaja e tij në faqen e mediave sociale ruse Odnoklassniki, shkruan BBC.

“Heroi ynë!!! Vdiq duke kryer detyrën. Luftoi deri në frymën e fundit për anijen. Jemi në lot dhe në zi. Do të jetë gjithmonë një hero në zemrat tona”, ka shkruar ajo.

Varvara Vakhrusheva u tha gazetarëve se burri i saj kishte vdekur si pasojë e fundosjes. Ajo u informua për vdekjen e tij më 14 prill, duke shtuar se trupi i tij ishte gjetur, por rrethanat e vdekjes së tij nuk ishin zbuluar.

Vakhrusheva tha se 27 anëtarë të tjerë të ekuipazhit ishin të zhdukur, por nuk ka asnjë konfirmim zyrtar për këtë.

Të shtunën, ministria e mbrojtjes e Rusisë publikoi pamjet të një parade në Sevastopol të atyre që tha se ishin detarë nga anija e mbytur, prova e parë e ofruar për mbijetesën e ndonjë marinari nga anija.

Ata u takuan nga Komandanti i Përgjithshëm i Marinës Adm Nikolay Yevmenov.

Ministria njoftoi vonë të enjten se Moskva ishte fundosur për shkak të detit të trazuar, pas një zjarri të shkaktuar nga shpërthimi i municioneve. Ndërkohë, Ukraina tha se e kishte fundosur anijen me dy raketa Neptun. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!