PSG ka konfirmuar dëmtimin e yllit brazilian të skuadrës, Neymar.JR.
Sulmuesi u largua me barelë nga fusha ndeshjen ndaj Saint-Etienne dhe më pas u largua nga stadiumi me paterica duke dhënë bindjen e një dëmtimi të rëndë.
Klubi parisien përmes një komunikate zyrtare ka bërë të ditur se Neymar do të jetë jashtë fushave për 8 javë.
Ndërkohë, PSG konfirmoi se yjet e tjerë si Marco Verratti, Mauro Icardi dhe Georginio Ëijnaldum dhe Ander Herrera do vazhdojnë me stërvitje brenda javës, derisa Julian Draxler mungon për dy apo tre javët e ardhshme./abcnews.al
Le point médical @Aspetar
— Paris Saint-Germain (@PSG_inside) November 29, 2021