Kryetar i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është sulmuar fizikisht mëngjesin e sotëm në Parkun e Germisë ku ka pësuar disa dëmtime në trup.
Zëdhënësja e Policisë së Kosovës Flora Ahmeti e konfirmoi lajmin për Gazetën Express.
Policia ka nisur hetim ndaj rastit.
“Rreth orës 11:00, jemi njoftuar për një sulm fizik në parkun e Gërmisë, ku lëndime trupore ka pësuar një person. Nga ana e policisë është nisë një hetim lidhur me rrethanat që karakterizojnë këtë rast”, ka thënë Ahmeti . /abcnews.al