Konfirmohet në detyrë prokurori Kostaq Beluri

schedule12:08 - 12 Korrik, 2018

schedule 12:08 - 12 Korrik, 2018

Ndërkohë po sot, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit konfirmoi në detyrë prokurorin e Prokurorisë së Përgjithshme, Kostaq Beluri. Trupa gjykuese përbëhej nga Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dhe Brunilda Bekteshi.

Në seancën e kaluar dëgjimore, trupa deklaroi se prokurori Beluri kishte pushuar një çështje për korrupsion ndaj gjyqtarit Admir Thanza. KPK ndërkaq vendosi që procedimi penal ndaj Admir Thanzës të shkojë për inspektim pranë institucionit kompetent, për të parë nëse ka pasur apo jo shkelje.

Kurse për shtyllat e tjera të Vettingut, sipas KPK, prokurori Beluri ka qenë në përputhje me ligjin. Ai  ka bërë deklarime të sakta të pasurise dhe pasuritë e tij janë të justifikuara. Edhe nga raporti i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, ai rezulton i përshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Gjithashtu pozitiv ishte edhe raporti i Prokurorisë së Përgjithshme për aftësitë profesionale./abcnews.al