Konfirmohet ndarja, pse i dha fund modelja me boksierin Robin Krasniqi

schedule10:59 - 3 Maj, 2020

schedule 10:59 - 3 Maj, 2020

Boksieri Robin Krasniqi dhe Heidi Lushtaku nuk kishin shumë dëshirë të flisnin për raportin e tyre, por pyetjet e shumta të gazetarëve kanë ndikuar dhe modelja, e cila do të luajë edhe në një film së shpejti, të dalë me një qëndrim dhe të tregojë se mes tyre nuk ka më diçka, por mbeten miq.

 

“Asnjëherë nuk kam dashur të flas publikisht, madje për hir të kësaj i kam evituar edhe intervistat. Ngaqë është e pamundur t’i rezistojmë kureshtjes së mediave dhe fansave, nga ky çast deklaroj që statusi emocional i lidhjes sonë ka ndryshuar dhe tani jemi të pozicionuar karshi njëri-tjetrit si miq të denjë.

Ndarjet janë të vështira dhe aspak të këndshme, sidomos pas një periudhë afërsisht katërvjeçare, të cilën e kemi të mbushur me përjetime të këndshme dhe të hareshme. Nga pamundësia që ta ruajmë këtë harmoni, ekuilibër dhe përkushtim ndaj njëri-tjetrit në vijim, kemi vendosur para shtatë muajsh t’i japim fund fejesës sonë.

Kur e shfletoj këtë eksperiencë jetësore, më rrezaton përplot emocione dhe ndjenja të natyrave të ndryshme, prandaj dua ta arkivoj në kujtesën time si një përjetim dhe mësim të vyer që ma dhuroi jeta dhe asnjëherë si një kohë që duhet ta gjykoj me pendesë.

 

Vazhdoj ta çmoj si mik Robinin, sidomos familjen e tij e në veçanti nënën e tij, e cila më trajtoi sikurse vajzën e vet, e si e tillë duhet të shërbejë si model pozitiv për të gjitha vjehrrat shqiptare. Këtë shkrim dëshiroj ta përfundoj duke i uruar përzemërsisht Robinit shumë sukses në pasionin e tij dhe realizim të të gjitha synimeve jetësore! Me dashuri Heidi”, shkruan modelja. /abcnews.al