Konfirmohet me koronavirus një tjetër kirurg në Spitalin e Elbasanit

schedule20:35 - 3 Shtator, 2020

schedule 20:35 - 3 Shtator, 2020

Vijojnë infektimet në Spitalin e Elbasanit.

Mësohet se ka rezultuar pozitiv nga Covid-19, një tjetër mjek kirurg në qendrën spitalore “Xhaferr Kongoli” në qytetin e Elbasanit.

Ende nuk dihet se si mund të jetë infektuar mjeku, ndërsa bëhet e ditur se përgjigja e tamponit ka dalë në datën 1 shtator.

Kujtojmë se vetëm përpara pak ditësh u konfirmua me koronavirus një tjetër mjek kirurg urolog në këtë qytet.

LEXO edhe: Mjeku konfirmohet me Covid-19, vizita të shumta dhe ndërhyrje kirurgjikale tek pacientët në Elbasan

Gjate 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në qytetin e Elbasanit janë regjistruar 13 raste të reja, duke e çuar numrin e përgjithshëm të rasteve aktive, në 129 persona.

N.D. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!