Një rast i ri me koronavirus është konfirmuar këtë të mërkurë nga raportimi i Ministrisë së Shëndetsisë në Berat duke e çuar në 4 numrin e personave të infektuar.
Burime për Abc News bëjnë me dije se ai është një 14 vjeçar nga fshati Konstren i Beratit, i afërm i 16 vjeçares së konfirmuar disa ditë më parë. Ndërsa nuk ka asnjë informacion në lidhje me faktin se ku mund ta ketë marrë adoleshentja koronavirusin.
Lexo edhe: Shkon në 766 numri i të prekurve me koronavirus, ku ishin rastet e reja
Deri më tani numri i të infektuarve në vendin tonë ka shkuar në 766 persona, ndërsa kanë humbur betejën me këtë virus 30 pacientë./abcnews.al

