Në repartin e kirurgjisë në Spitalit Rajonal “Omer Nishani” është konstatuar një rast me Covid-19.
Rasti në fjalë i përket personelit mjekësor, ai është një infermier në këtë spital.
I prekuri rezultoi pozitiv pas ekzaminimit në skaner, ku ka shënuar shenja klinike jo të rrezikshme, si humbja e nuhatjes dhe shijes.
Aktualisht ky repart funksionon normalisht, me përjashtim të bllokut operativ i cili do funksionojë në mënyrë të kufizuar vetëm për rastet emergjente.
Sipas nëndrejtorit teknik Roland Karalli, salla e operacionit do jetë për disa ditë i pezulluar për faktin se është në fazën e sterilizimit dhe dizinfektimit të tij.
“Aktualisht reparti i kirurgjisë funksionon normalisht, qoftë me shtrime, dhe vizita. Përpara dy ditësh dyshuam për një infermier të sallës së operacionit se ishte me Covid, ai iu nënshtrua tamponit i cili rezultoi negativ por më pas u konfirmua pozitiv pas ekzaminimit me anë të skanerit.
Kufizuam disa ditë punën në sallën e operacionit. Momentalisht nuk kemi probleme, infermieret që punonin me të infektuarin iu nënshtruan analizave, ndërkohë të gjithë rezultojnë pa shqetësime.
I prekuri është me shenja klinike jo të avancuara, trajtohet në shtëpi dhe po e ndjekin doktorët pneumlog. Reparti aktualisht funksionon normalisht, kirurgjitë emergjente nuk i evitojmë dot por ndërhyrjet e planifikuara i kemi shtyrë disa ditë sa të kryhet dezinfektimi i sallës”, deklaroi Karalli.
I prekuri ndodhet në karantinë në banesën e tij dhe po kurohet, gjendja e tij sipas Karalliut është e stabilizuar.
Nga ky repart janë marrë 20 tampone prej 2 ditësh ku përveç konstatimit të rastit të vetëm priten dhe përgjigjet e tjera të analizave.
N.D./abcnews.al