Edvan Bakaj, një nga të paktët lojtarë që ka luajtur në të tri skuadrat e kryeqytetit, ka nënshkruar kontratën e re me Dinamon.
18 herë kampionët e vendit kanë dalë me komunikatë ditën e sotme: “Portieri Edvan Bakaj, rinovimi i parë. FK Dinamo ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me Edvan Bakaj.
Portieri, një nga shtyllat e sezonit të kaluar, ka besimin e drejtuesve për vazhdimin e bashkëpunimit për projektin madhor”.
Dinamo pret të afrojë për portën edhe Romeo Harizajn. Marrëveshja me Apoloninë parimisht është gjetur, por duhet pritur për zyrtarizimin. /abcnews.al