Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Konfirmohet dueti, Kida bashkon forcat me dy emrat më të mirë të muzikës shqiptare

schedule15:52 - 27 Qershor, 2021

schedule 15:52 - 27 Qershor, 2021

Pak ditë më parë, u raportua në mediat rozë se Kida kishte bashkuar forcat me dy nga emrat në të mirë të muzikës, Ledri Vulën dhe Butrint Imerin. Por vetëm ditën e sotme, treshja e artistëve kanë konfirmuar duetin që pritet të publikohet në ditët e para të muajit që vjen.

Kënga mban titullin “Dale” dhe do të publikohet në mesnatën e 3 Korrikut. Kujtojmë që për Kida publikoi pak javë më parë këngën e parë të kësaj vere në bashkëpunim me reperin gjerman Samra, klipin e së cilës e xhiruan në Dubai.



Ndërkohë, Ledri solli këngën solo “Don Mo”, të xhiruar në Dubai, dhe duetin me Majk, që rezultoi gjithashtu një sukses. Ndërkaq, Butrinti solli “Dujëm”, këngë e cila është publikuar vetëm tre ditë më parë dhe ka gjeneruar më shumë se 3 milionë klikime në Youtube. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!